Ramosaj: Duke nderuar kujtimin për dëshmorët e Kombit, nderojmë atdheun tonë të lavdishëm dhe kujtojmë idealin për të cilin ata u flijuan

Në 25 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, 24 Mars 1998 dhe 24 Mars 1999, ndërhyrjes së forcave të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, sot Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me ish Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit z. Ramush Haradinaj, kanë bërë homazhe në nderim të të rënëve për liri. Me këtë rast kryetari ramosaj tha se, kujtojmë me lavdi tre dëshmorët e parë të 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut. Nderim përgjithmonë e përjetësisht për 24 Marsin e Haradinajve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Mirënjohje për 24 Marsin e NATO-s e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit, ka thënë mes tjerash kryetari Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …