Edi Rama

Faktet që përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama për ‘rritje të shkëmbimit tregtar’

Nënshkrimi i 7 marrëveshjeve mes kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, u përcoll me lavdërata e mburrje nga kryeministrat e të dyja vendeve. Duke shmangur çështjen e mos-zbatimit të marrëveshjeve të kaluara, kryeministri Edi Rama foli vetëm për rritje të shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare flasin për një trend tjetër të shkëmbimit. Në raportin e Institutit të Statistikave të Shqipërisë mbi eksportet në pjesën e parë të këtij viti, përkatësisht muaj janar-prill, thuhet se gati gjysma e vlerës së eksporteve drejt Kosovës është skrap. Po i njëjti raport bën të ditur se ka rënie të eksportit të Shqipërisë në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …