Donika Gervalla

Mehmet Musa: Shteti, 34 vjet më parë i vrau babanë, Jusuf Gërvallën, sot po përpiqet t’ ia vrasë të bijën, Donikën

“Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e tij, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave te tij do te na vijë si përjetimi me i bukur dhe fisnik në gjithë jetën dhe s`do te ketë forcë që tç na ndalë  në rrugën tonë të ndritshme”. (Jusuf Gervalla)

  Atdheu i Jusuf Gërvallës dhe i mijëra dëshmorëve të kombit nëpër shekuj e edhe  sot po përballet me lloj-lloj torturash, vjedhjesh, shantazhesh, denigrimesh e pazaresh ndër me çnjerëzorët. Por tani jo nga perandoritë e ndryshme e Serbia e pare, e dyte, apo e trete, por nga komunistet serbë me kombësi shqiptare,  sikur e quante Bardhosh Gervalla këtë pjelle bastarde të kombit tonë.

       Para një jave dite me doli në përfytyrim, Nikë Pjeter Ndreka ku kater burra me nje femi kishin bere yryshe, si zagarte qe bajne ne mish. Ashtu ne mes te Prishtines se Jusuf Gervalles  u perserit e njejta skene disa burra pa  ndjenja njerzore te ndersyer nga qeni plak, u versulen dhe bene yrysh mbi nje femer, moter jona, moter e deshmoreve e bije e heroit te kombit, Jusuf Gervalla duke e nxjerre zvarre nga nje mbledhje qe kujte nuk i takonte para saje te jet e pranishme aty, nese ka qene mbledhje e LDK-se.

Donika mbese e kaçakut te maleve, Bardhosh Dines, me tere familjen e saj u linden ne lufte, u rriten ne lufte dhe luftes i dhan dy bij nder me burrat e trima te motit bijt e Bardhosh Dines Jusufin e Bardhoshin me 17 janar 1982.

Ate nate te zeze, vellau i i  madh heronjeve Hyseni ishte ne burg, i denuar per ceshtje kombetare. kur me rrembim nje gardian i zi shkoi ta njoftojë per suksenin e shtetit, pushtetit, qeverise e partise se Isa Mustafes qe i kishin vra tre armiq te Jugosllavise, dy vellezer te tij she shokun e tyre Kadri Zeken!

Hysen Bardhoshi i pergjigjej gardianit: A thue ka dashte i madhi zot te me nderon qe ti kem dy vellezer kurban per kete toke, te shkelur e dhunuar nga bishat serbijane tash 80 vite. Kur pau burrerine dhe qendresen stoike te Hysen Gervalles  gardiani u zverdh, dhe u zhduk si mos te ishte. Kjo familje ishte shtepi ne qerre aty ku e kerkoi interesi dhe nderi i atdheut nuk kursyan me shtate e shtatdhjete,duke i sherbyar keti populli siq e kan ata zakon…

Serbija kishte marrë  te gjitha masat. Sherbtoret dhe argatet e zellshem te saj qe i kishte instaluar ne Kosove, Shukrioviqi Ali, Vllasoviqi Azem, Hoxhiqi Fadil, që vepronin pa ndjenja njerzore, kunder bijeve dhe bijave te Kosoves kreshnike, gjyqtari, prokurori, hetuesi, udbashi te gjith ishin pjelle bastarde e kombit tone.Vellau i Azem Vllasit, Ali Vllasi,  Sinan Zhegra e Sinan Pozhorani, Ibush Kllokoqi, SelimBrosha, Nezir Sherifi, Deme Muja e Istref Sadiki, Jakup Llonqari e Bedrush shala, Xheladin Beqiri e Qazim Mazrreku, Mehmet Loci e Mehmet Hasku e shumë e shumë te tjere silleshin si bisha te egra mbi femijt, nxenesti, studentët e professorët qe  kishin ngarkuar ne supet e veta çështjen e shenjet shqiptare, per ta bere Shqiperine natyrale ashtu siq e ka fale zoti.

Duhet zbatuar konkluzionet e mbledhjes se XVX-te te LKJ-se dhe fjalimin e Dushan Ristiqit, sikur thuhej asokohe, duhet zhdukur dhe zhbirë nga faqja e dheut nacionalizmin irredentizmin e seperatizmin shqiptar. Edhe Isa Mustafa mori detyra qe ta hedhe vallen ne kete lufte shtrigash (shiqo  gazeten Rilindjen me 13 maj 1981) kunder pjeses me vitale te popullit tone. Burgosen dhe torturuan deri ne alivanosje ne menyre me cnjerzore e barbare me mijera atdhetare,Ukshin HOti, Smajl Haradinaj, Kadri Osmani, Metush Krasniqi,Hydajet Hyseni e Jakup Krasniqi,Enver Topalli, Rexhep Maqedonci, Rifat kafexholli, Ali Lajqi, Shaban Shala e shum e shum te tjere.Nga supi i Ferizajit Ali Vllasi, Sinan Zhegra Ibush Kllokoqi Nezir Sherifi, hudhen nga dritarje Afrim Abazin, vetem qe nuk bindej e dorzohej.

Më 13 maj 1981 forcat paramilitare te Azem Vllasit e Ali Shukrioviqit  e Mehmet  Maliqit mesyen Prekazin legjendar  per t’i tmeruar rob e femijë dhe per t’i vrare babe e djale Tahir dhe Nebi Meha. Ata rganizuan vrasjen e Vellezerve Gervalla dhe Kadri Zekes me 17 janar 1982, vetem e vetem se ishin kundershtar te vendosur deri ne vdekje te shtetit, pushtetit, qeverise dhe partise se Isa Mustafes. Bishat e egera nuk u ngopen me kaq dhe ne menyre te  ndyte e tradhtare ne mes 11 e 12 janarit 1984 ne zemer te Prishtines organizuan me ushtri e polici, vrasjen e bijve dhe udheheqesve kryesor te ilegales Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Nje vit me vone me 5 maj 1985 ne CZ-ne e Beogradit na e mbyten me torture ideatorin e Ushtris Clirimtare te Shqiperise  natyrale Gjeneralin Zijah Shemsiu. Dhe ne vitin 1986 organizuan mbytjen me torture te koloseve te Shqiperise natyrale, Metush Krasniqi, Xhemail Blakaj, e MaleMorina. Dhe ne vitin 1989 prap ne mes te Prishtines  vrane: Fahri Fazliun e Afrim Zhitinç, qe ishin udheheqes kryesor te ilegales ne vitet 1988-1989.

Kosova po ziente dhe viti 1989 kaperdiu me qindera bije te Kosoves, nen qeverisjen e Rrahman Morines e Isa Mustafes. Por me 23 12 1989 lindi dhe u formua LDK nga Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani. Librezat e LKJ-hudheshin dhe benin gara kush po e hudhe me perpara, por Isa edhe sot e kesaj dite e ruan me kujdes, mos po i kethehet partija e tij e dashur. Dhe kurren e kurres nuk ka deshmi se ka qene ndonjehere anetare i LDK-se. Aty ku e porositnin padronet e tije ai duhet te gjindej ,tani u vue ne krye te kontrollimit te djerses se mergates se mjere ne diaspore, së bashku me Bujar Kurkushin bledhen para te majme gjoja per luften e Kosoves dhe kurren e kurres   keta maskarej nuk e ndihmuan Gjeneralin e generalëve shqiptarë, Adem Jasharin.

Tani moren detyra te reja Bujar Kerkushi e Isa Mustafa  (UDB-ashë) nje mision te rende dhe te zi kunder Kosoves kesaj here kunder  Presidentit historik Ibrahim Rugova. E bojkotuan, e sabotuan, e izoluan e penguan dhe e shantazhuan me te gjitha menyrat dhe forcat duke i nderprere financat dhe mbi 5 vite nuk komunikuan me të, vetem e vetem qe te ligeshtohet dhe dobesohet pozita atdhetare e Presidentit Historik. si dhe simpatizanteve te tij,Gjeneral Sali cekajn,dhe bashkpuntorin e tij Zymer Lulaj, Bujar Kerkushi dhe Isa Mutafa e e genjyan per 50 mijë DM afer 6 muaj dit dhe se fundi nuk i dhane as nje fening. vetem se ishin perkrahes te zjarrte te Ibrahim Rugoves.

Se si u gjend ne krye te LDK-se pa qene kurre antare i saj, edhe djalli ne perrua po cuditet, por prap ka per detyre  nga padronet qe LDK-ne  krenare te Ibrahim Rugoves dhe Fehmi Aganit ta kthej e ta thej ne LDK-tç Kosmetit.

Ne Kumanove para nje viti vriten bijte me te mire te Shqiperise  natyrale vritet Beg Riza me shoke ne formen me te ndyte e tradhtare, dhe udheheqja e Kosoves per ti permbushe orekset e bijve te Gligorovit mledhe me duar lidhe i dorezon bijte tjere te Kosoves ne duar te kasapeve Maqedon

Kur Bozhoviqi ndante  popullaten mbi baza nacionale(segregacion)shqiptaret uluritnin pse po behet nje gje e tille,ndersa sot kur shoku i Bozhoviqit Isa Mustafa i privilegjon shkijet me asociacion,ppresidenti heshte e qeveritaret bejn ammiinn

Nuk duhet te quditet askush se ky njeri qe eshte tash 35 vite ne pushtet, nuk e ka te veshtire te shkruajë e të nenshkruajë te pëqafet,  puthet perqafet aq lehte me shkije e shkina kure femijte e vellezerve tone ne Presheve,Medvegje e Bujanoc  nuk ju lejohet te kene as abetaren e ne gjuhen e memes.

Mehmet Musa nga Isniqi

Telefoni: 044159355 dhe

01789102212

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …