Ardita Sinani: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkërendojmë qëndrimet e tyre karshi Beogradit

Sinani: Kërkojmë ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare

Kryetarja e sapo-zgjedhur e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se elita e re politike në Kosovën Lindore pret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të bëjnë më tepër trusni ndaj Qeverisë së Serbisë në mbrojtje të interesave të banorëve të tri komunave shqiptare. Duke e vlerësuar si jo të kënaqshme gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, ajo ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana që t’i kujtojnë Serbisë detyrimet e saj për kapitujt 23 dhe 24. “Ne kërkojmë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të bëjnë presion tek Qeveria e Serbisë që shqiptarët e kësaj pjese të trajtohen më mirë. Qasja e qeverisë së Serbisë duhet të ndryshojë”, ka thënë Sinani. Ajo ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Qeveria e Kosovës apo ajo e Shqipërisë për të zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e rinj politik në Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …