leoni

Veseli: Mërgata e Kosovës dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në vend

Veseli: Mërgata e Kosovës dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Austri, bëri sot hapjen e Forumit ekonomik “Kosovo, a market full of opportunities”, e cila po zhvillon punimet në Vjenë, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të ndryshme. Kreu i Kuvendit tha se diaspora e Kosovës në Austri dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në Kosovë, e cila ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët. “Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i mbështesin investitorët nga Austria që vijnë në Kosovë. Ne kemi ndërtuar bazë të mirë ligjore dhe politika fiskale që përkrahin një klimë të favorshme për çdo ndërmarrësi”, theksoi Veseli. Po sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ministrat e resorëve ekonomikë e financiarë të Qeverisë së Kosovës, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësues të Odës Ekonomike Austriake.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …