Idajet Beqiri: Flamur Noka nipi i Myrteza Zhvinkit, agjenti i UDB, me gradën më të lartë të gjeneralit

Idajet Beqiri: Flamur Noka nipi i Myrteza Zhvinkit, agjenti i UDB, me gradën më të lartë të gjeneralit

Po bëhet një zhurmë shurdhuese nga pozita dhe opozita për kriminelët e politikës shqiptare, të cilët për 26 vjet me radhë dhunojnë, përdhunojnë, grabisin, vrasin, nëpërkëmbin haptaz liritë dhe të drejtat e qytetarëve, terrorizojnë dhe deri i gjenocidojnë shqiptarët. Vendosja e pluralizmit politik në Shqipëri në dhjetorin e vitit 1990 e zuri tepër në befasi këtë vend dhe gjithë shqiptarët, sepse nuk solli në rrugën e natyrshme një opozitë shqiptare, por hodhi me katapultim, si gjoja “opozitë”, një bandë kriminale, e cila pasi ishte rekrutuar prej kohësh dhe kishte bërë shkollën e UDB së Serbisë, mori “frenat” e drejtimit dhe i bëri gjëmën për 25 vjet me radhë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Krye agjenti i Serbisë, Sali Berisha, të cilin shërbimi famëkeq i UDB e bëri edhe dhëndër, duke i dhënë për grua Sllobodankën (e cila më pas e ndërroi emrin dhe e bëri Liri), vajzën e Milicës, (agjentes së mirënjohur të shërbimit sekret serb, e cila e nisi punën dhe doli në pension duke punuar një jetë në ambasadën e Serbisë në Tiranë), krijoi, zgjodhi, emëroi dhe ende mban në postet kyçe një bandë që i shërben atij dhe qëllimeve të agjenturës të cilës ai i shërben, duke e lënë Shqipërinë herë pa qeverisje të saj, herë pa opozitë.

Sot nuk kemi opozitë. Kemi thjesht bandën antishqiptare të Berishës, e cila ka si mision të vetëm sabotimin me çdo mënyrë dhe mjet të gjithçkaje pozitive që bëhet në këtë vend, pengimin me çdo kosto të reformës në drejtësi dhe të të gjitha reformave të tjera, mosintegrimin e Shqipërisë në BE. Të gjitha këto bëhen në funksion të realizimit të misionit të Berishës për të përfaqësuar dhe përparuar interesat serbe, kundër interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Mjafton vetëm fakti domethënës i këtyre ditëve të fundit të marrjes në mbrojtje të hapur të Flamur Nokës prej Sali Berishës dhe “koneve” të vogla që lehin për llogari të tij, për të vërtetuar atë që populli e ka formuluar me thënien e tij proverbiale “korbi, korbit nuk ia nxjerrë sytë”!

Flamur Noka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin se ka hyrë ilegalisht në vitin 1991 në një territor që sundohej, kontrollohej dhe qeverisej nga armiku më i egër dhe më dëmsjellës shekullor kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre, siç ishte Serbia. Flamur Noka nuk thotë se përse shkoi në këtë territor duke kaluar fshehur kufirin shtetëror shqiptar. Nuk thotë se kush e nisi për të shkuar në thellësi të territorit që kontrollonte Serbia, me çfarë misioni shkoi, për llogari të kujt shkoi, çfarë çoi atje dhe çfarë solli prej andej.

Sapo “korja e plagës kanceroze” u prek, i pari që u alarmua dhe ndërtoi rrufeshëm alibinë e tij, madje edhe duke e proklamuar këtë alibi në mjetet elektronike dhe sociale, ishte Sali Berisha.

Sipas Berishës, Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.

Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.

Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.

Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare. Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij, në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!

A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?! A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?! Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?! Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!  Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …