Brickos

AAK

AAK përgënjeshtron ministrin e brendshëm maqedonas

AAK ka reaguar fuqishëm ndaj akuzave të ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë se prapa ngjarjeve në Kumanovë qëndron Ramush Haradinaj. Ky subjekt i ka quajtur këto deklarata si shpifje ordinere të elementëve kriminal në Qeverinë e Shkupit. “Haradinaj e askush nga njerëzit e tij, s’ka pasur asnjë lidhje as me Kumanovën e as me ngjarjet tjera të kësaj natyre, të cilat janë sponosorizuar nga vetë qarqet politike kriminale të Shkupit, kjo me qëllim të amistimit të veprimeve kriminale që i kanë ndërmarrë vet”, thuhet në kumtesë. AAK, me këtë rast, I ka bërë thirrje faktorit politik shqiptare në Maqedoni të distancohet nga shpifjet e ministrit të Brendshëm të këtij vendi dhe të angazhohen për të zbardhur skenarin e Kumanovës dhe rolin që kishin në këto ngjarje segmentë kriminalë të pushtetit në Shkup. “Qeveria e Shkupit duhet të distancohet nga deklaratat e Ministrit të vet, sepse ajo e di më mirë se askush tjetër se kush qëndron prapa ngjarjeve në Kumanovë dhe zhvillimet atje, t’i emërtojë me emrin që kanë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …