Pasi prifti iu kishte premtuar besimtarëve se do të takonin Jezusin, duke mos ngrënë, kanë vdekur urie 109 qytetarë, në Keni

Numri i personave që vdiqën nga uria duke agjëruar, me qëllim për të takuar Jezusin  është rritur në 109 në qytetin Malindi të Kenias, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga policia e Kenias ndahet informacioni se është rritur në 109 numri i trupave të gjetur në pyllin Shakahola në afërsi të Kishës Good News International në Malindi. Në deklaratë thuhet se janë gjetur edhe 11 trupa, përfshirë dhe 5 fëmijë. Kryqi i Kuq i Kenias parashikon se janë 112 persona të zhdukur.

Pas akuzave lidhur me vdekjet në Kishën dhe Qendrën New Life Dua në rajonin Kilife, dje u arrestua prifti,  Ezekiel Odero dhe u mbyll kisha e tij.

Odero, për të cilin thuhet se ka kryer misionarin në televizion dhe se është mjaft i njohur në mesin e popullit, theksohet se u arrestua në mesin e muajit dhe se nuk dihet nëse ka apo jo lidhje me Paul Mackenzie Nthenge, liderin e “Sektit Malindi” që njihet edhe si “Sekti i Urisë”.

Në lajmet e mediave vendase thuhet se Nthenge prifti i Kishës Good News International u kishte premtuar njerëzve se do të takonin Jezusin duke qëndruar të uritur. Policia po i vazhdon punimet e kërkimeve në zonën pyjore në rajonin, Shakahola.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …