Edi Rama: Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, ndërkohë ai ka folur në lidhje me procesin e integrimit evropian, Turqisë, kryetarin Rexhep Tayyip Erdoğan, marrëdhëniet me Greqinë, zhvillimet në rajon dhe çështje të tjera, raporton Anadolu. Në fjalën e tij Rama ka theksuar se presidenti turk, Erdoğan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij. Ajo çfarë mendoj unë është se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve dhe nuk dua që t’i futem këtij diskutimi fare, megjithëse unë kam opinionin tim, unë mendoj që presidenti Erdoğan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij, e ka ndryshuar shumë Turqinë. Sigurisht që ka gjëra të caktuara të cilat janë të diskutueshme, por më duhet të them se përpara sesa të diskutojmë këtë gjë, në veçanti BE-ja duhet të diskutojë sjelljen e vet ndaj Turqisë  iu tha: Duhet të bëni reforma që të pranoheni’, dhe ajo çfarë ndodhi ishte e kundërta, pasi Turqia u la  brutalisht pas dere. Dhe më pas pasoi grushti i shtetit ishte një moment shumë, shumë kritik që ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm kur kryetari  Erdoğan u ndje i braktisur. Megjithatë një gjë është e pamohueshme. Turqia  është shumë e rëndësishme për sigurinë e Evropës dhe BE duhet ta marrë vërtetë shumë seriozisht këtë fakt, tha më tej Rama, duke shtuar se është mik i kryetarit, Rexhep Tajip  Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …