Partia Demokratike e Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota e Internacionales Liberale

Partia Demokratike e Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota e Internacionales Liberale

PDK-ja ka bërë të ditur se në mbledhjen e 206-të Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Liberale në Ottava të Kanadasë është bërë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate. Pas pranimit vitin e kaluar në LIBSEEN, ALDE dhe sot në Internacionalen Liberale, zyrtarisht, Partia Demokratike e Kosovës bëhet e vetmja parti nga Kosova e cila bëhet anëtare me të drejta të plota në të gjitha nivelet e organizatave më të mëdha politike – rajonale, evropiane dhe botërore. Internacionalja Liberale është një organizatë e partive liberale dhe demokratike – e cila është themeluar në Oxford në vitin 1947. Aktualisht, Internacionalja Liberale – brenda vetes ka mbi 120 parti politike dhe organizata nga e gjithë bota. Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se anëtarësimi në Internacionalen Liberale, përveç që plotëson ciklin e ndërkombëtarizimit të PDK-së, fuqizon përkushtimin dhe vizionin e tyre për ndërtimin e një shoqërie ku liria individuale, mundësitë e barabarta dhe drejtësia për të gjithë, pa dallim, do të jenë vlerat themelore, ka saktësuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë përpjekje për kapjen e shtetit

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të …