Kryetari, Bajram Begaj, përfaqësoi Shqipërinë në ceremonitë e kurorëzimit të Çarlit të Tretë, në Fronin Mbretëror të Anglisë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përfaqësuar shtetin në ceremonitë e kurorëzimit të Çarlit të Tretë,  në Fronin Mbretëror të Anglisë. Ai me këtë rast  është takuar edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Shteinmejer, kryetarin  e Austrisë, Alexander Von der Bellen, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Hungarisë, Victor Orban, kryeministrin e Australisë, Anthoni Albaneze, e të ftuar te tjerë. Në bisedat me këtë autoritete të larta të disa vendeve kryetari, Bajram  Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta, – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa Vizë në Izrael nga 5 maji

Nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael pa vizë për …