Albin Kurti

Në mesin e disa modeleve të propozuara, Albin Kurti, zgjodhi që vizionin e tij ta bazojë në modelin kroat për pakicat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi poshtë draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, në tavolinën e dialogut në takimin e 2 majit në Bruksel. Ai  paraqiti vizionin e tij për themelimin e Asociacionit. Në mesin e disa modeleve evropiane të propozuara, ai zgjodhi që vizionin e tij ta bazojë në modelin kroat për pakicat. Nuk është draft përfundimtar, por është një pikënisje”, tha kryeministri, Albin Kurti, duke mos dhënë asnjë koment për vizionin e prezantuar. Javëve të fundit, nga diplomatë të ndryshëm, Kosovës i është kërkuar ta shqyrtojë edhe modelin e Tirolit Jugor.  Ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë, në thirrjet e tyre drejtuar Kosovës që të bindet për të themeluar Asociacionin, kërkonin që të përdoret një model europian për të drejtat e pakicave që nuk do të çonte në një Republikë Serbe. Miroslav Lajçak ia kishte ofruar Albin Kurtit 15 modele europiane për trajtimin e pakicave në Europë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …