Enver Hoxhaj

Fajin për vajtjen e shqiptarëve të Kosovës në Siri e ka ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Në mbrojtjen e tyre, dy nga të akuzuarit për rastin e “Badovcit”, Besnik Latifi dhe Fehmi Musa, fajin për shkuarjen e shqiptarëve të Kosovës, për të luftuar në Siri ia hodhën ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Në pyetjen e prokurores se a e dinë pse ka shkuar Betim Brahimaj në Siri i akuzuari Fehmi Musa tha se fajtori kryesor është ministri Enver Hoxhaj. Ai bërë thirrje që të shkohet dhe të luftohet t’i ndihmohet opozitës siriane. Besnik Latifi, që ishte i pari që tregoi se te Liqeni i Badovcit kishte shkuar pasi që e kishte thirrur, Enis Latifi në telefon për t’i dërguar benzinë pasi që i kishte mbetur vetura pa derivate. Latifi tha se te liqeni i Badovcit kishte shkuar me Milazim Haxhiaj për t’i dërguar benzinën Enisit dhe pasi kanë mbërri aty i ka arrestuar policia.

Në këtë proces gjyqësor Milazim Haxhiaj, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Betim Brahimaj dhe Enis Latifi akuzohen për përgatitjen e veprave terroriste, ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërsa Fehmi Musa për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit afër Prishtinës me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …