Bisedë me të burgosurin politik, të mbijetuarin e Masakrës së Dubravës, drejtorin e AMKMK-së, Bislim Zogaj

Drejtori i AMKM-së, ka tërhequr vërejtjen se shumë artefakte të luftës kanë filluar të zhduken e disa kanë humbur tashmë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka tërhequr vërejtjen se shumë artefakte të kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar të zhduken e disa kanë humbur tashmë. Ai ka theksuar se buxheti prej rreth 5 milionë euro për investime kapitale nuk është i mjaftueshëm për këtë institucion, i cili merret me ruajtjen e këtyre artefakteve por edhe me komplekset përkujtimore të luftës çlirimtare. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka deklaruar për Ekonomia Online se në mungesë e mjeteve të duhura për t’i konservuar, shumë artefakte kanë filluar që të zhduken e disa kanë humbur krejt. “Buxheti për këtë vit ka qenë rreth 5 milionë për investime kapitale, që realisht nuk ka qenë i mjaftueshëm, do të duhej të paktën edhe kaq mjete të ishin për t’i përfunduar disa projekte sepse jemi shumë me vonesë në kohë dhe kanë filluar shumë artefakte të na zhduken dhe shumë të tjera prej tyre të humbin krejt. Edhe në disa objekte që kanë gjurmë të luftës, këtë vit edhe vitin tjetër ato që kanë mbetur t’i përfundojmë”, ka thënë mes tjerash, , Bislim Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …