Kryesia e Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e saj të fundit ka ngritur shqetësimin për fryrjen e listave si dhe ka kërkuar verifikimin e veteranëve të luftës. “Kryesia dyshon se ka numër të fryrë të veteranëve, ose që ka nga ata të cilëve iu është dhënë statusi i veteranit por kjo bien në kundërshtim me ligjin në fuqi, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë drejtuar medieve. Organizata e Veteranëve konsideron se institucionet e vendit, përkatësisht Prokuroria e Shtetit duhet ta vërtetojë saktësinë e numrit të veteranëve.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					