KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Në Gjykatën Speciale vazhdoi gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Sot në  Gjykatën Speciale u mbajt seanca e radhës  së gjykimit  në rastin e pretenduar penal  kundër ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish- kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe deputetit Rexhep Selimi. Avokatët  kanë  shfaqur shqetësime lidhur me zhvillimin e procedurave në seancat e mbyllura. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe  ka thënë se për shkak të urdhrit të trupit gjykues të seancës së 17 majit për zhvillimin e procedurave për seanca private apo mbyllura, dëshirojmë të paraqesim disa vështirësi, duke thënë se të njëjtit kanë kundërshtuar të gjitha masat e Zyrës së Prokurorit edhe për masa mbrojtëse. Sipas tij, anëtarët e Zyrës së Prokurorit kanë  mundësinë të dalin dhe të futen në seancë private sa herë që e shohin të nevojshme, kjo për avokatët paraqet vështirësi që të kalojnë sa në një pyetje në pyetjen tjetër. Me këtë rast avokati i Thaçit ka thënë se kjo vështirësi do vlerësohet edhe për shkak se edhe dy dëshmitarët e tjerë me radhë kanë masa të mëdha mbrojtëse. (Betimi për Drejtësi).

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …