Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë betimin para anëtarëve të Kuvendit Komunal

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, një procedurë solemne për të marrë detyrën si kryetar. Atiq në këtë seancë e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Axhançiq, nga radhët e komunitetit serb. Pas betimit, Atiq, ka thënë se do të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të na takojnë, të na vizitojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Atiq në një deklaratë për media pas betimit. Nënkryetarja Axhançiq  u shpreh  se është koha për të folur për prioritetet e qytetarëve në veri. Qytetarët tanë meritojnë ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë dhe më të mirë. Vendosëm që të kemi një ekip të mirë, bashkëpunim të mirë me qytetarët dhe së bashku do të bëjmë gjithçka që mund të bëhet, është shprehur Axhançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …