Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Ushtarake Veri-Atletike , Jens Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar me përfaqësuesin e lart të Bashkimit Evropian, Xhozef Borrel për gjendjen në Kosovë. Ai ka kërkuar nga autoritetet tona, që të mos ndërmarrin hapa të njëanshëm dhe destabilizues por të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga bashkësia ndërkombëtare.  “Fola me Josep Borrell për Kosovën. Tani Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e drejtuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Ushtarake Veri-Atletike (NATO), Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …