leoni

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paraqitur qëndrimet e partisë lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para medieve shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paraqitur qëndrimet e kësaj partie lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, partitë politike, institucionet e Kosovës nuk mund të sillen kinse nuk është kah ndodhë asgjë në këtë vend. Sipas tij, gjendja është e jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë “nuk mund të sillemi zakonshëm”. “Për AAK-në është shumë me rëndësi që të nisë një mocion i mosbesimit të Qeverisë Kurti, për arsyet si: – Me qasjen e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e saj në Veri të Kosovës. Nga marrja e vendimit për targa, Kosova në atë pjesë të vendit është vetëm duke u dobësuar dhe duke e humbur sovranitetin. – Me këtë qasje, na solli në situatë, ku KFOR-i dislokon trupa shtesë në Veri të Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244. Në fakt, ky dislokim po ndodhë 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. – Qeveria Kurti na solli në një situatë të keqe me Amerikën, me aleatin më të madhe garantuesin e sovranitetit e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit tonë, të na vendosin sanksione. Sanksione të cilat e kanë goditur në themel funksionimin e shtetit, duke larguar Kosovën nga aktiviteti, “Mbrojtësi i  Evropës 2023”, e deri te masat tjera të cilat pritet të ndodhin, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …