leoni

KFOR-i është dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës

NATO-ja ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë, në rast të eskalimit të situatës në veri të vendit

Forcat ushtarake të NATO-s ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë në rast se paraqitet nevoja, shkaku i tensioneve në veri të vendit. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Manç, në KFOR. Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi NATO vendosi të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan. Diskutimet e Admiralit Munsch dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …