Timothy Less

Timothy Less: Qëndrimi i Kurtit kundër Amerikës paraqet një fatkeqësi strategjike për Kosovën

Ish-diplomati britanik, Timothy Less beson se në sytë e diplomatëve perëndimorë, Kosova shihet si pengesa kryesore për zgjidhjen e problemit me Serbinë në veri. Less i tha Gazetës Express se ndërkombëtarët e shohin si problem mospranimin e kompromisit nga të dyja palët, dhe zgjidhjen, thotë ai, e shohin në përdorimin e sanksioneve apo detyrimin ndaj Kosovës. Nëse Kosova vazhdon ta sfidojë Amerikën  për çështjen e veriut, ajo rrezikon izolimin diplomatik. Less thotë se kombinimi i qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë e solli këtë situatë në veri, por thekson se shpërthimi i dhunës pason një vit me tensione në rritje. Rrjedhimisht, ai thotë se të dyja palët reaguan duke u përpjekur “të krijojnë fakte të reja në terren në veri”.  Qëndrimi i fundit i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe fakti që dy kryetarët e rinj të veriut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkuan në takim ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, sipas ish-diplomatit tregon se marrëdhëniet ndërmjet Washingtonit dhe Prishtinës kanë rënë në nivelin më të ulët historik, gjë që ai e përshkruan si një fatkeqësi strategjike për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …