Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunojë me Amerikën, nxiti një konflikt në veri që i konvenon Serbisë e Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur tejet i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj ka thënë se situata  në veri është e rëndë, duke shtuar se përgjegjës është kryeministri, Albin Kurti, i cili duhet të largohet nga pushteti pasi paraqet rrezik për vendin. Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se zgjidhja e vetme për këtë është nisja e mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, pasi sipas tij kryeministri ka shkuar në ekstrem. Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me Amerikën  dhe BE-në. Do të fillojmë diskutimet me spektrin  politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë e opozitë”, ka thënë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …