Erdogan dhe partneri i tij qeverisës janë dakorduar që të mos vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Rexhep Tajip Erdogan: Përparimi në dialog mes Kosovës e Serbisë, është mënyra e vetme për paqe të gjatë dhe stabilitet në rajon

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon. Turqia është e gatshme të kontribuojë me pjesën e saj që u takon. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku është disktuar edhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Gjatë telefonatave, është folur edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës. Erdogan  ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut. Turqia është e gatshme të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut tha Erdogan, bën të ditur  agjencia turke e lajmeve Anadolu. Gjithashtu gjatë bisedës telefonike Kurti dhe Vuçiç i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdogan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Turqi më 28 maj.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …