Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi të procedohet shkarkimi i kryeministrit, Albin Kurti, pas shumë dështimeve të tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të procedohet shkarkimi i kryeministrit, Albin Kurti, pasi ka kultivuar mosbesim deri në pabesi në raportet me aleatët e Kosovës. Një mosbesim të tillë, Haradinaj ka thënë se Kurti e ka bërë edhe në fjalimet që ka mbajtur,  dhe që ngjajnë me ato të krye diplomatit rus, Sergi Lavrov. Ajo që ka bërë Kurti s’është thjesht mosbesim, por mosbesim që shkon deri në pabesi. Në raste të caktuara është ekspozuar me fjalorin e tij që i ngjason Lavrovit apo shokëve të tij. Kjo i ndodhi edhe tash së fundi. Kjo po ndodh tashmë si institucion, si qeveri, si rezultat i këtij mosbesimi deri në pabesi, po ndodhin ndëshkime direkte për Kosovën. Në fund të fjalës së tij, në Kuvend, Haradinaj ka propozuar që Kurti të shkarkohet dhe të ndalen këto veprime kundër shtetit të Kosovës. Kush përfiton nga mashtrimi që Kurti ua ka bërë qytetarëve të Kosovës e aleatëve deri në tradhti? Fiton Rusia, Serbia dhe bandat. Për këtë arsye ju propozoj të gjithë deputetëve të shkojmë në mocion, ta ndërpresim  këtë pabesi e ta shkarkojmë kryeministrin Kurti”, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …