Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi fjalimin e kryeministrit Kurti të mbajtur në Kuvend, lidhur me situatën në veriun e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti të mbajtur në Kuvend për situatën në veriun e vendit. Ai ka thënë se Kurti në vend se të sillet si një kryeministër po sillet si një gazetar mediokër i një televizioni shtetëror. Në kohen kur Kosova gjendet në situatën më të rrezikshme që e ka pasur prej që e ke marrë përgjegjësinë me e udhëheqë vendin. Në vend se me u sjell si kryeministër sillesh si një gazetar mediokër i një televizioni shtetëror. Del këtu na lexon raporte e na tregon historia dhe nuk dite një fjalë me na tregu pse, qysh, çka do me arritur me këto veprime të cilat, jo që nuk i ke të bashkërenduara e nuk i ke të koordinuar me askënd hiç. Po i ke bërë në krye në veti dhe në kundërshtim me ato çka i ke deklaruar më herët bashkë me të gjithë partnerët ndërkombëtaret”, ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se para deputetëve kryeministri ka lexuar komunikata të Xhelal Sveçlës. Ky popull meriton ndryshe, ky popull meriton me shumë përkushtim, ky popull meriton më shumë respekt, sepse secili qytetar i Kosovës, shqiptarët sidomos janë të shqetësuar me situatën e krijua në vend”, ka thënë Krasniqi. Më tutje, Krasniqi ka sfiduar Kurtin që të shkojnë bashkë në veriun e Kosovës, konkretisht në zyrat e kryetarëve të komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …