Brickos

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Kryeministri i Kosovës është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, thotë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka komentuar në Kuvend zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova është përballur me tension në veri dhe me sanksione nga ndërkombëtarë për shkak të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. “Kryeministri i Kosovës është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë. Kjo është gjendja sot. Si rrjedhojë pra, Kosova ka përfunduar e përballur me tension, paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri, por ka përfunduar edhe me e dënim, sanksione dhe penalizim nga ndërkombëtarët në përmasa të papara ndonjëherë”. Në këtë përballje publike, të qartë dhe të hapur me gjithë botën demokratike, me aleatët tanë historik, përballja jonë me bandat në veri, përballja jonë me vetë Serbinë, mbetet në rend të dytë. Sepse pa ata të parët, jo vetëm pa aleatë, por me aleatë kundër nesh, vendi ynë nuk ka gjasë të shtrojë as sovranitetin, as integritetin, as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë të të humbasë edhe aleatët, edhe sovranitetin dhe në këtë rrugë po na dërgon Albin Kurti sot. Edhe pa aleat edhe pa sovranitet”, ka thënë  Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …