Shkolla shqipe dhe lufta e UÇK-së ia sollën lirinë Kosovës

Shkolla shqipe dhe lufta e UÇK-së ia sollën lirinë Kosovës

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, me bashkëluftëtarë dhe  ekipin e qeverisë lokale, ditën e 2 Qershorit e nisi me nderime të dëshmorëve të Kosovës, Ibrahim Mazreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu dhe Milaim Beha, që  ranë në këtë ditë për t’u rilindur. Ai mes tjerash theksoi: ”Me nderimin e dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë e Kosovës, tash e 24 vite më parë, sot rikujtojmë kujtimet e tyre edhe studentore si me heroin e Kosovës Ibrahim Mazrekun ku edhe isha i ulur në bankat e studimeve të Univerziteti të Prishtinës, kujtoj si sot ai jo vetëm që ishte ‘Torrnado”, por ishte edhe sanjperist i zoti që dirdhte ushtrinë pushtues të jugosllavisë, prandaj kemi obligim t’u flasim nxënësve dhe pasardhësve tanë për heroizmat e luftëtarëve tanë  në përballje me armikun me të vetmin qëllim që dhanë edhe jetën, për lirinë e Kosovës”. Kurse Arbëreshë Krasniqi, e para e arsimit tha: ”Dita e ramjes dhe dita e rilindjes  së dëshmorëve, është personifikimi  më sublim, pasi shkollat tona janë të emëruara me emrat e dëshmorëve të cilët u bënë gurthemeli i lirisë së Kosovës”.

Ndërsa Metush Kryeziu nga shoqatat e luftës së UÇK-së dega në Malishevë, tha” 16 Qershori i 98 -tetës dhe 16 Qershori i 99 -tës për Malishevën është i veçantë pasi simbolizon fuqishëm dëshmorin e parë dhe të fundit të rënë për çlirimin e Kosovës.

Për të arriturat e SHFMU” Ibrahim Mazreku”, foli drejtoresha Rrezarta Mazreku, kurse nxënësit shfaqën program të bukur artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …