Oliver Shmit: Albin Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që ka rrezikuar raportet me SHBA-të

Historiani, Oliver Shmit ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që ka rrezikuar raportet me Uashingtonin. Ai ka deklaruar për gazetën gjermane” T- Online” se problematike për Kurtin është tani sepse ai është tani kryeministri i parë kosovar që rrezikon një konflikt me Shtetet e Bashkuara. Kjo sigurisht që mund ta dobësojë atë brenda vendit, edhe nëse opozita aktualisht nuk është shumë e dukshme. Ndërsa duke folur për gjendjen në Serbi dhe në pjesën veriore të Kosovës dhe palët e përfshira në te, ai ka drejtuar kritika në adresë të Serbisë. “Javët e fundit ka pasur demonstrata masive të krahasueshme me ato që çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm Slobodan Millosheviq më shumë se 20 vjet më parë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është nën presion të madh. Ngjarjet aktuale në Kosovë janë dhuratë politike për të. Ai tani mund të thotë: Bashkëkombësit tanë janë në rrezik, duhet t’i bashkojmë radhët tani. Në këtë aspekt ai i tërhoqi të gjitha ndalesat, e vendosi ushtrinë në kufi dhe përdori bandidët e tij kundër trupave të KFOR-it” ka thënë mes tjerash, historiani, Oliver Shmit.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …