leoni

Bamir Topi: Opozita po insiston ta kapë sistemim drejtësisë dhe po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën

Bamir Topi: Opozita po insiston ta kapë sistemim drejtësisë dhe po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën

Kryetari i Frymës së Re Demokratike njëherësh dhe ish kreu i shtetit, Bamir Topi duke komentuar lëvizjet e fundit të palëve në lidhje me Reformën në Drejtësi, ka thënë se opozita insiston për të kapur siesetim e drejtësisë. opi thotë se opozita po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën në drejtësi. Topi nxit mazhorancën ta çojë draftin në kuvend dhe nëse ai nuk arrin të marrë 94 vota, atëherë t’i drejtohet popullit në Referendum. Mjaft prej protagonistëve të politikës, janë maskarenj. Nuk janë të paditur. Janë madje shumë të informuar rreth trajektores që duhet të bëjë pushteti i tyre. Kjo reformë bëhet pikërisht për ta shkëputur drejtësinë nga influenca e politikës. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që si kalë beteje merret historia e vendeve të rezervuara. Që do të thotë se prapë pa vendimmarrjen e politikës t’i nuk mund të emërosh asgjë. Organizimin që do të bëjë emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’ia lë në dorë politikës. Ka një kontradiksion. Kur e thash në fillim që mjaft nga politikanët vendimmarrës nuk janë të paditur, por e ritheksoj janë absolutisht maskarenj. Ekspertët të bëjnë punën e tyre, politika të ngrejë dorën dy herë. Një herë kur t’i japë jetë reformës dhe një herë në fund fare kur ta miratojë apriori. Pse? A themi ne se në çdo fushë do harmonizojmë legjislacionin se do shkojmë në Europë? Atëherë pse të mos pranojmë një paketë që bëhet nga ekspertët europianë? Fakti që fusin pastaj vendet e rezervuara, kjo është një histori e vjetër që unë e njoh shumë mirë dhe kjo histori nuk e nxjerr Shqipërinë në normalitet”, u shpreh Topi për Vizion+.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …