Kurti: Kritikat e aleatëve janë të padrejta karshi situatës në veri të vendit

Kryeministri, Albin Kurti sërish ka shfaqur pakënaqësinë e vetë për qëndrimet e eksponentëve ndërkombëtar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës. Gjatë intervistës për “Bloomberg” ai ka theksuar se është Serbia ajo që duhet ta ndërmerr hapin e parë për shtensionim e situatës atje. Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se Beogradi zyrtar duhet ta bëjë hapin e parë drejt shtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste. Ai ka shtuar më tutje se kritikat e aleatëve të Kosovës janë të padrejta karshi situatës në veri të vendit. Ndërsa lidhur me largimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender 2023” kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s “Defender 2023”, ishte vendim i padrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …