leoni

Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Demarkacioni mund të sjellë probleme të brendshme në koalicion

Njohësit e rrethanave politike paralajmërojnë se çështja e demarkacionit mund të sjellë telashe të brendshme për Qeverinë, gjë që sipas tyre, mund të eskalojë deri në divorcimin e dy partnerëve të koalicionit qeverisës. Krejt kjo si pasojë që edhe një numër deputetësh të LDK-së kanë nisur të shfaqin jo vetëm rezerva, por edhe kundërshtime ndaj miratimit të Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Së këndejmi, koalicioni qeveritar nuk i ka të sigurt numrat për të miratuar demarkacionin. Sipas analistëve politik, presioni ndaj deputetëve nuk mund të sjellë rezultate, siç ndodhi me zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Republikës, meqë kjo do të cenonte rëndshëm kohezionin e brendshëm të shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …