Dritan Abazoviq, shpresh gatishmerinë e organizimit të takimit Kurti - Vuçiq në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur lidhur me raportin aktual të Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe BE-në

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,  ka folur lidhur me  raportin aktual të  Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe BE-në. Ishte e komplikuar situata politike në Serbi dhe mendoj se ajo që ka ndodhur në veri i ka shërbyer  qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike.  Abazoviç u shpreh se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëriten. Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Kjo është çështja në Ballkan, ne nuk jemi superfuqi, ne jemi shtete shumë të vogla. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi por ne nuk mundemi të ndalojmë as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që i kemi, pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian prandaj duhet te gjendet një lloj komunikimi,  Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …