Peter Stano

Peter Stano: Gjatë vizitës së fundit të emisarëve Lajçak dhe Escobar, bisedimet ishin shumë të vështira, sidomos me Prishtinën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, është raportuar se ka deklaruar që pas vizitës së javës së kaluar të emisarit evropian, Miroslav Lajçak në Prishtinë e Beograd është konfirmuar se të dyja palët ende kanë pikëpamje të ndryshme në shumë çështje. Agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ka raportuar se Stano në një deklaratë përbëtë agjenci ka deklaruar se diskutimit ishin shumë të vështira, gjatë vizitës së Lajçakut e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, sidomos me delegacionin e  Kosovës, në Prishtinë. Ai ka deklaruar se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell është informuar për bisedimet, dhe se tani shtetet anëtare të BE-së janë duke u informuar dhe se po vijojnë konsultimet për hapat e ardhshëm. Vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti të martën ka bërë me dije se ka propozuar një plan me pesë pika për deeskalimin e situatës në veri, çështje të cilën BE-ja se ka komentuar ende.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …