Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe në veri. Ai ka thënë se të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Abdixhiku ka theksuar se kërkojnë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij, pasi sipas tij, ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri. Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …