Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Lajçak: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet pasi kemi dy storje kontradiktore

Në një deklaratë të shkurtër për The Geopost lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të vendit, përfaqësuesi i BE-së për Dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se janë duke pritur nga KFOR-i që t’i sigurojmë informatat. “Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet, kemi kërkuar prej të dyja palëve t’i prezantojmë faktet sepse kemi dy storje kontradiktore”, ka thënë ai. Në pyetjen tjetër se a kanë informata se ku gjinden policët e Kosovës përgjigja e tij ka qenë se: “Jemi në kontakt me të dyja palët”. Në Forumin e Prespës, i cili po mbahet në Strugë me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, po marrin pjesë shumë përfaqësues nga Ballkani dhe Evropa.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …