Ambasadori amerikan në OSBE, Majkel Carpenter, gjatë një sesioni ku ka raportuar për Serbinë

Shefi i OSBE-së në Beograd, Jan Brathu,  u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtendosje  të menjëhershëm të situatës. Këtu ambasadori amerikan ka përfshirë edhe implementimin e planit tre pikësh të Bashkimit Evropian për de-eskalim. Diplomati amerikan, Majkel Carpenter  ka thënë se status-quo është e paqendrueshme dhe se pengon stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka thënë Carpenter

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …