Bajram Begaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar për Kosovën e lirë e të pavarur

Bajram Begaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar për Kosovën e lirë e të pavarur

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se shteti shqiptar e njeh rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë për paqen në Ballkanin Perendimor, e veçanërisht për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Këto komente shefi i shtetit shqiptar, ai i bëri në pritjen me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Begaj theksoi se Shqipëria është pranë SHBA-ve, si partner strategjik i tyre. “Më lejoni të nënvizoj se ne e njohim rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara kanë për paqen në Ballkan, e veçanërisht për Kosovën e lirë, të pavarur e të njohur botërisht. Ne e vlerësojmë dhe nuk harrojmë. Në këtë kuptim ne i jemi pranë Shteteve të Bashkuara si partneri ynë strategjik, por dhe me vullnetin e përkushtimin për prosperitetin e të dy popujve tanë”, u shpreh presidenti Begaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …