Komandanti i paramilitarëve, Jevgeny Prigozhin, me luftëtarët e tij, u larguan nga qyteti jugor i Rusisë, Rostov mbi Don

Komandanti i paramilitarëve, Jevgeny Prigozhin, me luftëtarët e tij, u larguan nga qyteti jugor i Rusisë, Rostov mbi Don

Kreu i grupit paraushtarak i Rusisë, Wagner, komandanti Jevgeny Prigozhin, së bashku me luftëtarët e tij, janë larguar nga qyteti jugor rus, Rostov mbi Don, tha një zyrtar lokal, transmeton Anadolu. Një kolonë e Wagnerit u largua nga Rostovi dhe u nis për në kampet e tyre fushore”, tha guvernatori i rajonit të Rostovit,  Vasily Golubev. Pamjet në rrjetet sociale treguan luftëtarët e Wagnerit duke u larguar nga ndërtesa e Shtabit të Distriktit Ushtarak Jugor Rus në Rostov-mbi-Donu dhe duke hequr pajisjet ushtarake nga qyteti. Si kundërpërgjigje, Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi nisi një procedim penal kundër Wagnerit për rebelim të armatosur. Kryetari rus Vladimir Putin e cilësoi kryengritjen e Wagnerit si akt tradhtie. Prigozhin tha tha se luftëtarët e tij vendosën të ktheheshin për të shmangur gjakderdhjen kur ishin 200 kilometra larg Moskës, ndërsa presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, tha se ai zhvilloi bisedime me kreun e Wagnerit, i cili pranoi një marrëveshje për shtendosjen e krizës

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Qeveria Kurti po shpenzon miliona për vetura me qira – më shtrenjtë se blerja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka akuzuar të hënën qeverinë Kurti për …