Josep Borrell

Josep Borrell: BE do të marrë masa politike dhe financiare, ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk e shtensionojnë situatën

Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa të reja, politike dhe financiare, ndaj Kosovës dhe Serbisë në rast se këto të dyja nuk shënojnë progres në shtensionimin e situatës. Kështu ka paralajmëruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, teksa ka folur edhe për lirimin e tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia.  Në konferencën pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së,  Borrell ka potencuar se nga anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian presin një sjellje evropiane. Ai ka thënë se shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e tyre të forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës dhe se theksojnë rëndësinë e de-përshkallëzimit. Siç ka thënë ai, masat që mund të merren janë politike dhe financiare. I pyetur se sa do të presë BE-ja për marrjen e këtyre masave, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme tha se kjo varet nga grupi punues, i cili do të nisë punën këtë të marte.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …