Edi Rama, në Bruksel thotë se Kosova dhe Serbia e kanë detyrim madhor ndaj rajonit normalizimi e raporteve

Edi Rama, në Bruksel thotë se Kosova dhe Serbia kanë detyrim madhor ndaj rajonit normalizimin e raporteve mes tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur të martën në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. Ai ndodhet në Bruksel për takime të nivelit të lartë prej të hënës për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama ka treguar më herët se në takimin e tij me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës. “Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar kryeministri shqiptar. Rama ka thënë se ka shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …