Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën globale të sigurisë, në Bratisllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hartuar një propozim të ri prej 8 pikash për shtendosjen e situatës në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hartuar një propozim të ri prej 8 pikash për shtendosjen  e situatës në veri të vendit. Nëpërmjet një videoje të postuar në facebook, Kurti ka parashtruar 4 pika të cilat Kosova është e gatshme t’i ndërmarrë për shtensionimin e situatës. Nga ana tjetër ai caktuar edhe 4 pikat që pret të zbatohen nga Serbia për të bërë të mundur uljen e tensioneve. Ai shkruan se 8 pikat ia ka parashtruar edhe kryediplomatit të BE-së Josep Borrell duke i theksuar se është i gatshëm për t’u angazhuar në gjetjen e një zgjidhje. Në hapat e Kurtit për uljen e tensioneve, përfshihen reduktimi i pranisë së policisë në veri të vendit, zgjedhje të parakohshme të cilat mundësohen pas peticionit të firmosur nga 20% e serbëve në 4 komunat e veriut. Por edhe nga Serbia ai kërkoi respektimin e 4 pikave, mes tyre tërheqja e protestuesve të dhunshëm në veri të vendit, tërheqja e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën si dhe që serbët të mos pengohen për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …