Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Kryetarja e Forumit te Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të qeverisë së Kosovës. Ajo shtoi se masat ndëshkuese që po merren karshi Kosovës janë dëshmi e veprimeve jo të duhura të kryeministrit Albin Kurti. Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat. Arsyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej. Ndëshkimi që do të na faturohet do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin. Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit. Në vend se të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE-në, po na prezantohet lista e ndëshkimeve për shtetin tonë! Ky është kthim i rrezikshëm i rrugës së ardhmërisë së shtetit tonë. Kjo është humbja më e madhe që ka njohur shteti i Kosovës deri tani, ka thënë mes tjerash, kryetarja e Forumit te Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …