Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Mark Rutte, kryeminister i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeminister i Luksemburgut do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të vizitojnë sot Kosovën. Vizita e dy kryeministrave evropianë sipas gazetës holandeze, Haarlems Dagblad lidhet me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Përveç Kosovës, kryeministrat evropianë kanë vizituar edhe Serbinë. Rutte dhe Bettel do të zvhvillojnë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me të cilët do të diskutojnë, “mes tjerash, zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Ukrainë”. Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …