Mirosllav Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po qëndron në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po qëndron në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka thënë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë. Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren. Kurti ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të miat. Ishte një takim i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë. Jemi pajtuar të vazhdojmë, ka thënë Lajçaku pas takimit dy orësh me  Albin Kurtin.

Kontrolloni gjithashtu

AAK përjashton nga grupi parlamentar kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për …