leoni

Emisari, Mirosllav Lajçak dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, biseduan me komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia

Emisari, Mirosllav Lajçak dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, biseduan me komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar të martën komandantin e KFOR-it, Angjelo Ristuçia. Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun. Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Mikele Ristuccia, u takua me përfaqësuesin special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe  shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog.  Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar KFOR-i. Lajçaku është takuar me kryetaren Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …