Edi Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë pa lirimin e tre policëve

Gjatë vizitës në Prishtinë, kryeministri, Edi Rama do të takohet me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca

Burime të medieve kanë konfirmuar se kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të takohet me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Ende nuk dihen më shumë detaje sa i takon kohës së takimeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin, Edi  Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë. Edi Rama, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur, duke lënë të kuptohet se  do të flasë sot në Prishtinë. (Euronews Albania)

Kontrolloni gjithashtu

Elhame Muqolli: Fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, të mos mbesin vetëm numra të panjohur

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershori, e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli …