Donika Shvarc: BE-ja nuk mund të ofrojë siguri, ajo është tigër prej letre

Ministrja e Jashtme Donika Shvarc, në një Forum në Dubrovnik, ku ishin të pranishëm emisari amerikan Gabriel Escobar dhe  ai i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e Amerikës dhe NATO-s. Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si ShBA dhe NATO s’mund të ofrojë siguri. Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Perëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë agresion, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë. Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyet janë të dukshme. S’ka vullnet politik. Shumë mosunitet ka në Union. Dhe pa ShBA dhe NATO-n, BE-ja është një ‘tigër prej letre’ sa i përket sigurisë”, ka thënë zonja Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …