Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Mimoza Kusari do të duhej të jepte dorëheqje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur “seksere” kryetaren e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari. Ajo tha se:  Kusari do të duhej të jepte dorëheqje, pasi në një përgjim të publikuar sot ajo u dëgjua teksa fliste me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq për Milan Radoiçiqin, i kërkuar nga organet e rendit në Kosovë dhe në listë të zezë të SHBA-së.  “Me qenë në vend të Mimoza Kusarit, kisha dhënë dorëheqje”, tha Musliu, e cila beson se Kusari ka biseduar me Simiqin “me direktiva të Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit”. Ajo tha se për të “nuk është çudi” përgjimi. “E di që kanë folë gjithë”, tha Musliu. Deputetja e PDK-së tha se përgjimi shfaqi “anën më të errët të një shefe të grupit parlamentar”. Me dorëheqje, sipas Musliut, Kusari “i bën nder edhe vetes, edhe familjes së saj, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje”. “Është mirë që po e kupton edhe qytetari i Republikës së Kosovës se kush janë këta”, porositi deputetja Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …