Visar Ymeri

Kusht për liberalizimin nuk është vetëm demarkacioni por mbi të gjitha korrupsioni

Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është i lidhur me dy kushte, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit të lartë dhe ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që ia humb Kosovës 8.200 hektarë. “Për të qenë edhe më keq se kaq, Kosova është kurthuar në një thes me Turqinë, Ukrainën e Gjeorgjinë. Ky është grupi politik i Kosovës për dallim prej atij futbollistik të kombëtares sonë në kampionatin evropian në Francë. Qeveria dhe qeveritarët  e saj e përmendin vazhdimisht vetëm çështjen e nevojës së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.  “Sepse, kushti i parë për heqjen e vizave e problematizon krimin e korrupsionin qeveritar e institucional, dhe, për shkak se qeveritarët me argatët e tyre duan që me çdo kusht e pareshtur ta sulmojnë opozitën dhe ta mbajnë ofensivën. Është shumë e mundshme që edhe sikur të ratifikohet demarkacioni në Kuvend sërish të mos na i heqin vizat sepse dihet që askund nuk është në nivel luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit të lartë dhe ndodhemi në një grup tejet të vështirë me Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …