Edi Rama

Rama: Dy institucione nuk negociohen dhe kjo është vija e kuqe qe i caktohet opozitës

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, përmes një konference për media, ka deklaruar se beson se deri në momentin e fundit mund të gjendet një zgjidhje për reformën në drejtësi, që e përfshin  edhe PD-në. E kam rithënë seancën e shkuar, lajmi i mirë është se PD-ja i ka braktisur të gjitha pozicionet e saj të mëparshme. 2/3 nuk u bënë punë, u duhen vende të rezervuara. Ne ju kemi ofruar 2/3 si një mundësi ekstremi kompromisi. Ne kemi dashur të provojmë botërisht se ne nuk na intereson uzurpimi, por na intereson shembja e këtij sistemi dhe ngritja e një sistemi të ri, ku partitë të mos kenë shteg për të kapur pushtetin. Unë nuk e përjashtoj deri në momentin e fundit mundësinë e një zgjidhje që e përfshin opozitën në këtë reformë dhe mbi të gjitha s’mund të jetë qëllimi i SHBA-ve dhe BE-së, të përjashtojnë opozitën nga sistemi i drejtësisë. Unë jam i bindur se kjo zgjidhje mund të gjendet, nëse PD-ja do zgjidhje dhe nëse kjo pikë është e vetmja e gjë që e ndan PD-në nga kartoni jeshil për reformën”, tha Rama. Ai nënvizoi se dy institucione nuk negociohen dhe kjo është vija e kuqe qe i caktohet opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …